Ballina Sport Dështimi i skuadrave italiane në Europë

Dështimi i skuadrave italiane në Europë

83
0

Kampionati italian humbet sërish pikë në renditjen e UEFA-s.

Rezultatet e 1/8-ve të Champions League dhe Europa League, me eliminimin e Atalantës dhe suksesin e Sportingut e Bragës, e kanë larguar më shumë Serinë A nga vendi i 2-të i klasifikimit sezonal.

Mundësia për 5 skuadra në Championsin e sezonit të ardhshëm është një utopi tashmë.

Me eliminimin e Atalantës, Italia nuk ka më asnjë skuadër përfaqësuese në kompeticionin më të lartë europian.

Nga e mërkura në mbrëmje Italia mban vendin e 5-të të klasifikimit sezonal.

Seria A është parakaluar nga Portugalia, pas kualifikimit të Sportingut dhe Bragës, respektivisht në Champions dhe Europa League.

Renditja tregon koeficientin 18.3 për Primeira Ligën dhe 17.9 për Serie A.

Është rritur njëkohësisht diferenca me kampionatet që udhëheqin renditjen: 23.8 koeficienti i Anglisë, 19.5 i Spanjës dhe 18.6 i Gjermanisë.

Për të kapur vendin e dytë dhe për të shkuar në Champions me një ekip më shumë edicionin e ardhshëm, është thuajse e pamundur.

Italia do të ketë vetëm një mes Romës dhe Bolonjës, ndoshta dhe Fiorentinën në kompeticionet europiane.