Ballina Sport Roma-Bologna `finalja italiane` për biletën e çerekfinales në Europa League

Roma-Bologna `finalja italiane` për biletën e çerekfinales në Europa League

82
0

Sonte, në orën 21:00, Stadiumi Olimpik i Romës do të jetë vatra e një prej përballjeve më interesante të fazës së eliminimit direkt në UEFA Europa League.

Dy skuadrat italiane, Roma dhe Bologna, do të masin sërish forcat në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8-ave, ku gjithçka mbetet e hapur pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Skuadra e kryeqytetit po kalon një moment delikat pas humbjes së fundit në kampionat ndaj Comos (2-1). Trajneri dhe ekipi janë nën presion për të treguar përvojën e tyre evropiane, ku vitet e fundit kanë qenë protagonistë të rregullt në fazat finale.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Vincenzo Italiano vjen me vetëbesim të lartë pas fitores minimale 1-0 ndaj Sassuolos. Ata po kërkojnë të shkruajnë historinë duke eliminuar një rival direkt vendas në skenën evropiane.

Roma do të duhet të bëjë pa yllin Paulo Dybala, i cili mbetet jashtë fushave për shkak të një lëndimi në gju. Gjithashtu, mungojnë edhe Evan Ferguson dhe Artem Dovbyk. Barra e sulmit pritet t’i bjerë holandezit Donyell Malen, i cili ka qenë pika e vetme e ndritur në javët e fundit.

Bologna do të mbështetet te forma e shkëlqyer e Riccardo Orsolinit dhe Santiago Castros. Megjithatë, pritet të kenë mungesa në mbrojtje si Lukasz Skorupski dhe Lorenzo De Silvestri.