Ballina Kronika EMRI/ Ndërron jetë 41-vjeçari tek ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, ja çfarë...

EMRI/ Ndërron jetë 41-vjeçari tek ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, ja çfarë dyshohet

107
0

Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ndërsa ndodhej në ambientet e sigurisë.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur më 20 mars 2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, pranë Bllokut të Sigurisë. Viktima, shtetasi Bledi Panajoti, ishte arrestuar dy ditë më parë, më 18 mars, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.

Paraprakisht dyshohet se 41-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 20.03.2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.