Ballina Politika Autokracia elektorale e Ramës ngel në klasë/ BE i hap dyert edhe...

Autokracia elektorale e Ramës ngel në klasë/ BE i hap dyert edhe një vendi tjetër

112
0

Shqipëria e Edi Ramës u shpall autokraci elektorale nga një prej institucioneve më të rëndësishme studimore në botë.

Kjo do të thotë që vendi ynë është de facto një diktaturë autoritare, njëlloj si Serbia e Aleksandër Vuçiçit.

Por ndërsa Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë bashkuar fatet e tyre, integrimi i Shqipërisë drejt BE-së ka ngecur.

Vende të tjera po përparojnë drejt unionit.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, bëri të ditur se BE i ka dyert e hapura për Islandën.

Ky vend pritet të mbajë një verë një referendum nëse duan të bashkohen me BE-në.

“Më 29 gusht, populli i Islandës do të votojë nëse do të rifillojë bisedimet për anëtarësim në BE.

Nëse islandezët votojnë pro vazhdimit, ne jemi të vendosur të përparojmë shpejt negociatat mbi prioritetet e Islandës.

Me Ministren e Jashtme, Katrin Thorg diskutova realitetet specifike të Islandës,” shkruan Kos.