Ballina Sport Manchester City tregon muskujt ndaj Arsenalit, fiton trofeun e parë për këtë...

Manchester City tregon muskujt ndaj Arsenalit, fiton trofeun e parë për këtë vit

77
0

Skuadra e Manchester Cityt është fitues i Kupës së Ligës, apo e njohur si Carabao Cup në futboll.

City ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Arsenalit, në finalen që u luajt në Stadiumin “Wembley” në Londër.

Futbollisti 21 – vjeçar Nico O’Reilly është fatal për liderin e kampionatit anglez.

Nico O’Reilly ka shënuar në minutën e 60-të dhe në të 64-tën, për fitoren e madhe.

Si në golin e parë po ashtu edhe në të dytin, pothuajse në pozitën e njëjtë, O’Reilly shënoi me kokë.

Arsenali i trajneri Mikel Arteta lëshoi fushën kokulur, Manchester City i Pep Guardolës ballëlart.