Ballina Rajoni ​Drashkoviç: Serbia në robërinë e KGB-së, pro-Putin dhe anti-Perëndim

​Drashkoviç: Serbia në robërinë e KGB-së, pro-Putin dhe anti-Perëndim

79
0

Serbia nuk është çliruar realisht nga sistemi i ndërtuar nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit, pasi i njëjti mentalitet politik vazhdon të dominojë edhe sot. Kështu deklaroi shkrimtari dhe ish-lideri i opozitës serbe, Vuk Drashkoviq në një intervistë për portalin malazes “Pobjeda”.

Derisa shprehet optimist për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, Drashkoviq deklaroi se Serbia mbetet “strategjikisht, shpirtërisht dhe civilizueshëm në robëri të rendit të KGB-së”, duke e krahasuar klimën politike me regjime autoritare si Irani. Ai tha se në Serbi vazhdon të glorifikohet Millosheviqi, ndërsa studentët protestues shpallen “tradhtarë” dhe “terroristë”, duke shtuar se propaganda anti-perëndimore ka deformuar vetëdijen kolektive. Sipas tij, për më shumë se tri dekada është zhvilluar një “inxhinieri e harresës” që ka fshirë nga kujtesa publike rolin e opozitës anti-millosheviqiane dhe protestave të viteve ’90.

Në një kritikë të drejtpërdrejtë, ai tha se shumica e qytetarëve në Serbi besojnë se SHBA, Bashkimi Evropian dhe NATO janë armiq, ndërkohë që miliona serbë jetojnë dhe punojnë në këto vende. Sipas tij, antiperëndimizmi në Serbi është jashtëzakonisht i lartë dhe simpatia për Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin është e tepruar dhe e rrezikshme, duke shtuar se elitat politike dhe fetare kanë kontribuar në këtë orientim.

Duke folur për ndikimin rus në Serbi, Drashkoviq tha se “është i thellë dhe i qëndrueshëm”. E, s ai përket aleancës ushtarake Kosovë, Shqipëri-Kroaci pë rtë cilën Vuçiq deklaron se gjoja paraqet rrezik për Serbinë, Drashkoviq theksoi se retorika e frikës përdoret për të justifikuar armatimin, ndërsa rreziku i vërtetë, sipas tij, vjen nga ndikimi rus në politikën e brendshme.

Sipas Drashkoviqit, edhe pse sot në Serbi ka protesta të vazhdueshme kundër sistemit, pushteti reagon me represion dhe ndryshimi real mungon. Ai vëren se ndryshe nga vitet ’90, protestuesit nuk mbajnë më simbole pro-evropiane, ndërsa frika nga stigmatizimi publik është rritur dhe diskursi publik është zhvendosur drejt nacionalizmit.