Ballina Lifestyle Chappell Roan i ndalohet të performojë në Brazil pas incidentit me vajzën...

Chappell Roan i ndalohet të performojë në Brazil pas incidentit me vajzën e Jude Law

75
0

Këngëtarja amerikane, Chappell Roan, është përfshirë në një polemikë gjatë qëndrimit të saj në Brazil, pasi u akuzua se rojet e sigurisë së saj frikësuan vajzën 11-vjeçare të aktorit Jude Law.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një hotel në Sao Paulo, ku vajza, Ada, kaloi pranë këngëtares për ta parë nga afër.

Sipas familjarëve, rojet e sigurisë iu afruan në mënyrë kërcënuese, duke e bërë të qante, shkruan DailyMail.

Pas incidentit, nënkryetari i bashkisë së Rio de Janeiro, Eduardo Cavaliere, deklaroi se Roan nuk do të lejohet të performojë në koncertin “Todo Mundo no Rio”, që do të mbahet në maj.

Roan reagoi duke mohuar akuzat, duke thënë se roja në fjalë nuk ishte pjesë e ekipit të saj personal dhe se ajo nuk kishte kërkuar një veprim të tillë.

Ajo gjithashtu kërkoi falje nëse vajza dhe familja e saj janë ndjerë në siklet.