Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se vota dhe qëndrimi i forcës së tij do të jetë kundër draftit të PS për referendumet. Në një dalje për mediat ai tha se Rama po përpiqet që me shashka të mbulojë vjedhjet e tij.
Ai tha se aktualisht PD po merret me dy reforma, atë të Territoriales dhe atë Zgjedhore.
“Nuk votojmë asnjë ligj me PS. Jemi të angazhuar në proceset e reformës, në dy reforma. Jo se besojmë se Edi Rama do të pranojë të ketë një produkt të përbashkët, jemi të bindur se nuk beson.
Por kemi një opinion të tërë që kërkon që të ne të paraqesim variantin tonë dhe ata të njihen më të. Por të votojmë në mënyrë të njënjëshme ligjet e PS, kjo s’ndodh! Edi Rama përpiqet që me shashka të mbulojë vjedhjet, jo!. Ai vjedh në ditë shumëfishin e rrogave të Parlamentit dhe të zyrtarëve të tij, është hipokrizi e madhe!”, tha ai.







