Ervin Salianji ka reaguar pas përjashtimeve të fundit në Partinë Demokratike, duke theksuar se “humbësit kanë përjashtuar fituesit”. Salianji vë në dukje se “frika nga gara nuk është lidership”, duke shtuar se dy këshilltarët në Durrës “u përjashtuan sepse mbështesin garën”.
“Humbësat përjashtojnë fituesit. Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës. Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët. E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën! Frika nga gara nuk është lidership! Dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin një ide: garën. Kjo nuk është forcë. Kjo është frikë. Partia Demokratike nuk është pronë private. Është e demokratëve dhe demokratët nuk përjashtohen! Ata votojnë, ata zgjedhin!”, shkruan Salianji në rrjetet sociale.







