Ballina Lifestyle Usher i del në mbrojtje P Diddy-t: Ai u keqinterpretua nga publiku

Usher i del në mbrojtje P Diddy-t: Ai u keqinterpretua nga publiku

82
0

Këngëtari amerikan Usher ka ndarë së fundmi pikëpamjet e tij mbi marrëdhënien me reperin dhe producentin P Diddy, duke theksuar respektin e madh që vazhdon të ketë për të, pavarësisht polemikave që e rrethojnë këtë të fundit.

Në një intervistë për “The Enterprise Zone” të Forbes, Usher foli hapur për eksperiencën personale me Diddy-n, duke sugjeruar se perceptimi publik nuk përputhet gjithmonë me realitetin individual. Gjatë bisedës, prezantuesi vuri në dukje se artisti ka arritur të shmangë shumë negativitet, edhe pse emri i tij është përmendur në kontekstin e çështjes së Diddy-t.

“Nuk mund ta injorojmë realitetin. Në shumë mënyra, mendoj se disa njerëz persekutohen dhe ndoshta nuk pranohen. Nuk kam asgjë për të thënë për P Diddy-n sepse përvoja ime nuk është ajo që pa bota, sepse ai u keqinterpretua”, deklaroi ai.

Usher gjithashtu vlerësoi ndikimin e madh të Diddy-t në industrinë e muzikës dhe kulturës pop, duke nënvizuar trashëgiminë që ai ka ndërtuar ndër vite.

“Shumë njerëz përfituan nga ajo që ai krijoi. Kjo është arsyeja pse e shoh atë si një trashëgimi”, tha ai.

Më tej, ai e përshkroi Diddy-n si një mentor të rëndësishëm në jetën e tij profesionale, duke e krahasuar me një mësues të rreptë, por të vlefshëm.

“E respektoj emrin e tij sepse kuptova se ajo që mësova përmes biznesit erdhi si rezultat i gjërave të jashtëzakonshme që isha në gjendje të bëja dhe mënyrës se si e pozicionova veten si biznesmen”, tha Usher.

Ndërkohë, kujtohet se P Diddy pritet të dalë më 25 prill 2028.