Ballina Kronika Vrasja e biznesmenit Nikulaj: Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin...

Vrasja e biznesmenit Nikulaj: Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

112
0

Gjykata e Lezhës pritet të japë sot vendimin për shtetasin portugez Ruben Saraiva, akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2023.

Më 3 mars Prokuroria e Lezhës dha pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez.

Seanca gjyqësore është planifikuar të mbahet në orën 14:00, ndërsa vetë Saraiva ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në këtë ngjarje.

Ngjarja e rëndë ndodhi brenda lokalit te viktimes në Shëngjin, ku Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje.

Sipas prokurorisë, atentati nuk ishte i rastësishëm, por i planifikuar në detaje, me Saraivën që dyshohet se ka pasur rol vendimtar në realizimin e tij.

Nga hetimet, rezultoi se vrasja ishte porositur nga Edmond Haxhia. Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit, ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, u tha se ishin vëzhguesit.