Ballina Kronika U arrestuan në protestën e opozitës, lirohen 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, lirohen 15 protestuesit

93
0

Lirohen protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës. Mësohet se gjykata ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për 15 protestues. Pas protestës së opozitës, në total e shoqëruan 23 persona, 4 prej të cilëve të mitur. Pas verifikimeve ata janë liruar, ndërsa 15 të tjerë u prangosën.

Që në nisje të protestës kishte molotovë dhe fishekjzarre në drejtim të institucioneve të ndryshme, ndërkohë që policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.

Nuk munguan edhe përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa në një moment kanë qenë deputetët e PD, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu ata që edhe kanë pasur momente tensioni dhe kanë lëshuar akuza drejt policëve.