Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një video të shkurtër të postuar në rrjetet sociale, për të ironizuar kryeministrin Edi Rama mbi premtimet e pambajtura të këtij të fundit ndaj qytetarëve shqiptarë.
Bardhi shkruan se në një kohë kur një kryeministër si Edi Rama përdor pushtetin për të vjedhur qytetarët e vet, ai nuk mban dot asnjë premtim.
‘As atë më të madhin e jetës së tij politike: Shqipëria anëtare e BE-së brenda vitit 2030’, thekson Bardhi.
Edhe pse para zgjedhjeve premtoi pasaportë europiane, të drejta politike dhe votë në Parlamentin Europian, sot, shkruan Bardhu, Rama po u tregon shqiptarëve “noc rrokun”.
‘Sepse prioriteti i tij nuk është lufta kundër korrupsionit, por mbrojtja me votë e tij. Nuk është pavarësia e drejtësisë, por kontrolli i sistemit. Nuk është mirëqenia e shqiptarëve, por mbajtja e pushtetit me çdo kusht’, shkruan kreu i Grupit Parlamentar të PD.
Reagimi
Nga seria ‘Noc Rroku’, varianti (anti)europian!
Kur një kryeministër si Edi Rama përdor pushtetin për të vjedhur qytetarët e vet, ai nuk mban dot asnjë premtim. As atë më të madhin e jetës së tij politike: Shqipëria anëtare e BE-së brenda vitit 2030.
Para zgjedhjeve premtoi pasaportë europiane, të drejta politike dhe votë në Parlamentin Europian, ndërsa sot u tregon shqiptarëve “noc rrokun”.
🔺Sepse prioriteti i tij nuk është lufta kundër korrupsionit, por mbrojtja me votë e tij. 🔺Nuk është pavarësia e drejtësisë, por kontrolli i sistemit.
🔺Nuk është mirëqenia e shqiptarëve, por mbajtja e pushtetit me çdo kusht.
Dëgjoni Edi Ramën kundër Edi Ramës. Vetëm një vit diferencë.







