Ballina Europë Përfshihet nga flakët një hotel në Paris, pranë pallatit Elysee! Evakuohen rreth...

Përfshihet nga flakët një hotel në Paris, pranë pallatit Elysee! Evakuohen rreth 400 persona

92
0

Një hotel në Paris është përfshirë nga flakët. Zjarri fillimisht shpërtheu në bodrumin e Hotel Bristol dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, rreth 400 persona janë evakuuar.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë rreth 100 zjarrfikës. Hoteli që u përfshi nga flakët, në pronësi të një kompanie gjermane, ishte pranë Pallatit Elyseese.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.