Ballina Kronika DURRES/ Shiste kokainë në qytet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga...

DURRES/ Shiste kokainë në qytet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari

182
0

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni i koduar “Midnight”.

Shiste Kokainë në qytetin e Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në dhjetëra doza me qëllim shitjen, që iu gjet të arrestuarit, automjeti dhe celulari i tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i punës hetimore të kryer për disa javë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin e koduar “Midnight”. Gjatë operacionit u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. K., 36 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste Kokainë në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, shtetasi B. O., 36 vjeç, banues në Durrës. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale, nisi procedimi penal për këtë shtetas.

Materialet procedurale për këto dy raste iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.