Ballina Aktualitet Skandal në QSUT/ Pas datës 20 nuk bëhen më analiza, pacientët mbeten...

Skandal në QSUT/ Pas datës 20 nuk bëhen më analiza, pacientët mbeten pa shërbim, justifikohet ministrja Sala

140
0

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala doli sot përpara gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë për të njoftuar një vendim i cili do të përmirësojë sipas saj gjendjen e ilaçeve në spitale.

Fjalët e ministres ishin mjeshtërisht të përzgjedhura për të mos thënë asgjë, se si në fakt do të zgjidhet ky problem, dhe po aq mbresëlënëse ishin deklaratat e saj për të pranuar si normalitet mungesën e ilaçeve.

‘Ka pasur mungesa barnash, po ka pasur gjithmonë e më pak.  Synojmë që mungesat të jenë…të mos ketë mungesa të themi. Jemi involvuar të gjithë bashkë për të zgjidhur probleme konkrete në tërësi’,-tha Ministrja Sala.

Ajo u pyet nga gazetarët se në spitalet tona, pas datës 20 të muajit, nuk bëhen më analiza bazë për pacientët, dhe përgjigjja e hatashme e ministres Sala ishte se do ta zgjidhte këtë problem me metoda kërkimore brenda vitit.

‘Fuqia e të dhënave është shumë e madhe dhe kemi mbledhur të dhënat, se pa to nuk kryejmë dot analiza. Analizat nuk duhet të mungojnë. Ne këtë po e adresojmë dhe do të zgjidhim brenda këtij viti’.

Në përfundim, të gjithë atyre që sëmuren pas datës 20 të çdo muaji, ju urojmë fat në sektorin privat, dhe nëse keni fat të sëmureni para kësaj data, mund të ketë ende fonde në dispozicion për ju.