Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga për vepra penale nga dhunë familje, mashtrim, lëndë narkotike

DURRES/ Policia pranga për vepra penale nga dhunë familje, mashtrim, lëndë narkotike

99
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. A., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi S. P., 47 vjeç, banues në Tiranë, se një shtetas i paidentifikuar e ka kanosur në emër të 33-vjeçarit, për dhënien e një shume parash dhe se 33-vjeçari (nipi i tij) e ka kanosur nëpërmjet celularit, për dhënien e shumës së parave. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit, identifikimin e bashkëpunëtorit të tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. B., 59 vjeçe dhe Xh. H., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-H. C., 20 vjeç, S. Z., 63 vjeç dhe Z. D., 67 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit Z. D., në lagjen nr.12, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit J. S., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 25 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë të pabanuar, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.