Ballina Sport Bayerni i prerë: As për 200 milionë euro nuk e shesim

Bayerni i prerë: As për 200 milionë euro nuk e shesim

84
0

Liverpooli po përgatit një lëvizje të bujshme në merkato, duke vendosur në shënjestër talentin francez Michael Olise, aktualisht pjesë e Bayern Munich.

Megjithatë, drejtuesit bavarezë duken të vendosur të mos e lëshojnë lojtarin, pavarësisht ofertave marramendëse.

Presidenti i nderit i klubit gjerman, Uli Hoenes, ka reaguar ashpër ndaj interesimit të anglezëve, duke theksuar se “Të Kuqtë” nuk duhet as të lodhen të provojnë për transferimin e 24-vjeçarit.

Në kërkim të një pasuesi për Mohamed Salah, Liverpooli e sheh Olisen si profilin ideal për krahun e djathtë.

Forma e tij e shkëlqyer dhe kontributi në sulm e bëjnë atë një nga lojtarët më të kërkuar në Europë.

Hoenes shtoi se edhe nëse zërat për një ofertë të madhe janë të vërtetë, Bayerni nuk ka ndërmend të përforcojë një rival të mundshëm.

“Nuk do të kontribuojmë që ata të jenë më të fortë sezonin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Liverpooli ka investuar shuma të mëdha në merkaton e fundit, duke afruar emra si Alexander Isak dhe Florian Wirtz, por rezultatet nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive.

Nga ana tjetër, Olise është një nga shtyllat kryesore të Bayern-it.

Ai u transferua nga Crystal Palace në vitin 2024 dhe ka kontratë deri në vitin 2029, pa klauzolë largimi.

Statistikat e tij janë mbresëlënëse, me gola dhe asistime të shumta si në Bundesliga ashtu edhe në Champions League.

Interes për të ka shfaqur edhe Real Madridi, por drejtuesit e Bayernit mbeten të qetë dhe të bindur se lojtari do të qëndrojë.

Drejtori ekzekutiv Jan-Christian Dreesen theksoi se klubi ofron gjithçka që një lojtar i madh kërkon: trofe, stabilitet dhe ambicie të larta. Sipas tij, kjo është arsyeja pse Olise nuk ka arsye të largohet nga Mynihu.