Ballina Politika “S’ka demokraci në PD”, Kthupi ‘godet’ Berishën: Berisha e di pse nuk...

“S’ka demokraci në PD”, Kthupi ‘godet’ Berishën: Berisha e di pse nuk i hiqet ‘non grata’ nga SHBA

109
0

Një kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Fier, i afërt me Gazmend Bardhin, ka tentuar të krijojë një incident me ish-sekretarin e shtetit Blinken, duke tentuar ta ofendojë lidhur me shpalljen prej tij “non grata” të Sali Berishës.

Por Blinken i ka përsëritur akuzat për Berishën, ndërsa audienca ka përcjellë provokimin e dështuar të kolegut të afërt të Gazmend Bardhit. Analisti i njohur Rezart Kthupi, u shpreh se përgjigjja që dha Blinken ishte qëndrimi i qartë dhe i palëkundur i vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në një emision televiziv, Kthupi theksoi se edhe administrata e Trump po dëshmon se ka të njëjtin qëndrim kur vjen puna ndaj “non gratës” së Sali Berishës, pasi as lobimi miliona dollarë i tij nuk arriti të heqë damkën që SHBA i kanë vënë kryetarit të Partisë Demokratike, i cili së bashku me familjen është shpallur i padëshiruar në Amerikë për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Ai pohoi se edhe vëtë Berisha e di shumë mirë arsyen se pse nuk hiqet njolla “non grata” e vendosur nga ish-administrata e presidentit Joe Biden.

“Përgjigja që dha Blinken është qëndrim i qartë i SHBA. Masa “non grata” është e bazuar në prova dhe në fakte. Administrata aktuale vazhdon ta mbajë si person non grata për sa kohë mban qëndrim koherent dhe të pandikuar.

Berisha e di shumë mirë se pse është vendosur dhe pse nuk hiqet ajo “non grata”. Lobimi dhe shumë e lobimit mbetet e paefektshme. Për sa kohë masa është në fuqi mase, do të thotë se as lobimi nuk bëri punë, Administratat amerikane punon me fakte, vlerësime dhe në fund fare edhe me vendime.”, tha ai.

Ai analizoi po ashtu zhvillimet mbi zgjedhjet e brendshme në Partisë Demokratike, që sipas Kthupit vetëm zgjedhje nuk mund të quhen. Sipas tij, lista e anëtarëve të Partisë Demokratike duhet të shpallej gjashtë muaj përpara procesit.

Për Kthupin, në Partinë Demokratike nuk mund të qëndrojë asnjë person, i cili manifeston mendim të kundërt me atë të SalI Berishës dhe kjo shtoi ai, është mesazhi që dëshmon se në këtë parti funksionon “modeli i njëshit”.

“Mesazhi i Berishës ka dalë me mesazhin: në PD vetëm besnikët e tij. Anëtarët e PD duhet ta dinë, PD është vetë Berisha. Nuk shikoj asnjë konkurrent të Berishës. Në PD anëtarët preferojnë të presin dhe jo të luftojnë. Në PD nuk ka demokraci të brendshme.”, theksoi ai.