Ballina Politika Skandali/ Rama krenohet me një studim të Sorosit me një hartë të...

Skandali/ Rama krenohet me një studim të Sorosit me një hartë të Kosovës pa kufij të qartë

93
0

Edi Rama shkaktoi shumë zemërim në opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë pasi publikoi një studim për rajonin, por Kosova shfaqej në një hartë me vija të ndërprera.

Në vrullin për të shpërndarë propagandën e tij, ai ka publikuar një hartë të rajonit të Ballkanit ku, për çudi, ndryshe nga shtetet e tjera, kufiri i Kosovës me Serbinë paraqitet me vija të ndërprera.

Po çfarë do të thotë kjo?

Në hartë, vijat e ndërprera përdoren për të treguar kufij të papërcaktuar qartë ose të kontestuar. Pra, një paraqitje e tillë lë të kuptohet sikur kufiri i Kosovës nuk është përfundimtar apo i pranuar plotësisht. Një mesazh i papranueshëm, sidomos kur vjen nga kryeministri i Shqipërisë.

Skandali u denoncua edhe nga eksperti i IT, Blerim Gjeladini.

“Shiko çfarë ka bërë Kryeministri i Shqipërisë, tmerr.

Hartën e Kosovës e ka bërë me pika dhe, nëse ju kujtohet, në një konferencë i thotë një të huaji: thuhet “Kosova”, jo “Kosovo”, ndërsa ky me ChatGPT e ka shkruar “Kosovo”.

Mjerim kur Shqipëria e bën këtë gabim,” shkruan ai.

Pas zemërimit në median sociale, Rama e ndryshoi hartën.

Ndërkohë studimi që publikoi Rama është një projekt ndërkombëtar jo-qeveritar, i financuar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur-Soros”. Ai e rendit Shqipërinë si vendin më rritjen më të lartë të indeksit të demokracisë në Europën Juglindore.

“Reformat e udhëhequra nga kryeministri i gjatë Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste (PS) për të luftuar krimin e organizuar dhe për të forcuar zbatimin e ligjit kanë forcuar autoritetin shtetëror, kanë përmirësuar sundimin e ligjit dhe kanë përmirësuar performancën e përgjithshme të institucioneve demokratike”, thuhet në Raportin “Indeksi i Transformimit”, përgatitur nga qendra “Bertelsmann Stiftung” (BTI).

Raporti i Indeksit të Tranformimit është pjesë e projektit “Formësimi i Ndryshimit – Strategjitë e Zhvillimit dhe Transformimit”. Ky projekt është financuar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur-Ballkani Perëndimor” (Soros), një organizatë majtiste, e drejtuar nga Xhorxh Soros dhe djali i tij, Aleks Soros, me të cilët kryeministri shqiptar është i lidhur shumë ngushtë.

Kjo propagandë e Ramës vjen pikërisht pak ditë pasi organizata më e rëndësishme e kësaj fushe në botë, V-Dem, e renditi Shqipërinë në grupin e vendeve që njihen si autokraci elektorale ose diktatura autoritare.