Ballina Aktualitet Hetimet për AKSHI hyjnë në fazë të nxehtë. Kush është gruaja dëshmia...

Hetimet për AKSHI hyjnë në fazë të nxehtë. Kush është gruaja dëshmia e së cilës mbahet super sekret

117
0

Hetimet për skandalin e AKSHI nga SPAK kanë hyrë në një fazë intensive. Krahas pyetjes së ish-drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, e cila dyshohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, e cila u pyet nga agjentët e SPAK, pragun e këtij institucioni e kanë kaluar edhe persona të tjerë, të cilët kanë dijeni lidhur me mënyrën sesi abuzohej me tenderat.

Një prej personave që ka dhënë dëshmi është bashkëshortja e një shtetasi gjerman, i cili ndonëse nuk ka bërë një kallëzim penal pranë autoriteteve shqiptare, ka qenë pre e presioneve të grupit kriminal.

Në fakt, arsyeja e pyetjes lidhet me një transaksion bankar që ai ka patur me Agasin, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Gruaja në fjalë ka dhënë një dëshmi të gjatë, e cila po mbahet në sekret të plotë.

SPAK thotë se Agasi dhe Beqiri urdhëronin rrëmbimin e biznesmenëve dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat.