Ballina Politika “Pazaret bëhen në kafe”/ Kryetarja e PD akuza të forta ndaj kreut...

“Pazaret bëhen në kafe”/ Kryetarja e PD akuza të forta ndaj kreut të Kadastrës: Jap dorëheqjen nëse…

168
0

Veprimtaria e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë u bë objekt debatesh mes mazhorancës dhe opozitës në Këshillin Bashkiak të Lezhës.

Në mbledhjen e se premtes ishte thirrur për të raportuar kreu i Kadastrës, Altin Gjergji, me kërkesë të këshilltares demokrate Alfrida Marku.

Përfaqësuesit e opozitës u shprehën se qytetarët po përballen me pritje të gjata, mungesë shërbimi. Madje, kryetarja e Partisë Demokratike, Donika Ndoj, shkoi edhe më tej, duke thënë se Agjencia e Kadastrës është kthyer në institucion pazaresh, në lidhje me pajisjen me certifikata pronësie.
“Ka vonesa të pa asyeshme për regjistrimin e pronave, për legalizimet. Pazaret për certifikatat e pronësise bëhen në kafe. Kështu thonë qytetarët”, tha Dodaj.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, kërkoi që çdo pretendim për abuzime të referohet në organet e drejtësisë, ndërsa drejtori i Kadastrës, Altin Gjergji, u shpreh se 30 mijë shërbime janë realizuar në harkun kohor të një viti, duke e renditur këtë drejtori me performancën më të mirë në rang vendi.

“Nëse keni të dhëna adresohuni tek oranet e drejtësise me kallëzime”, tha Ndreu.

“Nëse ke ndonjë ankese hajde ne ASHK se nëse gjenden shkelje unë jap dorëhejqen”, u shpreh Gjergji.

Prej më shumë se një viti, Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Lezhë i shërben të gjithë qarkut, duke përfshirë edhe Mirditën e Kurbinin, ku problematikat me çështjet e pronësisë janë të shumta dhe personeli për të përballuar fluksin e kërkesave nuk është i plotë.