Ballina Sport Spalletti kërkon 6 përforcime, Yildiz dhe Bremer janë të pashitshëm

Spalletti kërkon 6 përforcime, Yildiz dhe Bremer janë të pashitshëm

93
0

Kur duhen edhe më pak se dy muaj deri në fund të sezonit, Juventusi është në kërkim të kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.

Bardhezinjtë aktualisht renditen në vendin e pestë me 54 pikë, tre pas Comos.

Pavarësisht nëse kualifikohen për në katër vendet e para, Luciano Spalletti, i cili së shpejti do të nënshkruajë një zgjatje kontrate deri më 30 qershor 2028, thuhet se ka kërkuar gjashtë përforcime për sezonin e ardhshëm.

Juventusi ka nevojë për lojtarë të rinj në çdo repart. Do t’i duhet një portier, pasi Di Gregorio nuk ka qenë shumë bindës këtë vit, por do t’u duhet edhe më shumë. Gjithashtu, do të synojnë të zgjerojnë mbrojtjen me një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës krahu. Pastaj është mesfusha, zona që ka pasur më shumë mungesë lojtarësh këtë vit.

Dhe pastaj është sulmi. David dhe Openda nuk kanë qenë bindës dhe do të largohen, ndërsa çështja e Vlahovicit duhet të zgjidhet, me kontratën e tij që skadon më 30 qershor 2026 dhe e ardhmja e tij ende e paqartë. Pavarësisht Vlahoviqit, megjithatë, do të nevojitet të paktën një sulmues.

Një opsion është Keinan Davis i Udineses, megjithëse ende nuk ka negociata zyrtare.

Spalletti ka qenë i qartë me drejtuesit e klubit, duke vënë veton ndaj disa transferimeve. Lojtarët kryesorë, lojtarët më të mirë, janë të paprekshëm: Yildiz dhe Bremer konsiderohen të pashitshëm, ndërsa të tjerë, pavarësisht se konsiderohen lojtarë të aftë, mund të shiten.