Ballina Aktualitet Ish-drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici në SPAK për regjistrimin e vilës së...

Ish-drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici në SPAK për regjistrimin e vilës së Ergys Agasit

173
0

Ish-drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici, u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme dhe dha shpjegime në kuadër të hetimeve që po kryhen lidhur me grupin kriminal që drejtohet nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, i cili vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Fletëthirrja për Bicin mbante firmën e prokurorit Bledar Maksuti dhe, sipas burimeve, ajo ka dhënë shpjegime lidhur me regjistrimin e një vile luksoze në periferi të Tiranës, që e ka regjistruar në emër të Agasit. Hetuesit e kanë pyetur Bicin lidhur me procedurat e legalizimit dhe pajisjes me dokumentacion të rregullt hipotekor për vilën, e cila është regjistruar në emër të të shumëkërkuarit.

Agasi dhe Beqiri janë nën kërkim ndërkombëtar, ndërsa në arrest shtëpie ndodhet ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj, ndërsa disa të dyshuar të tjerë po hetohen në masa më të lehta sigurie.

Agasi dhe Beqiri, përmes kompanive të tyre ose që kontrollonin në mënyrë të tërthortë, kanë fituar miliona euro tendera në AKSHI, pasi më herët rrëmbenin dhe detyronin rivalët e tyre të tërhiqeshin nga gara.