Ballina Bota ‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 188 të...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 188 të vdekur

81
0

Afganistani dhe Pakistani janë prekur nga moti i keq i shoqëruar me stuhi dhe reshje intensive shiu. Ato kanë shkaktuar vdekjen e 188 personave, njoftuan sot shërbimet e menaxhimit të fatkeqësive të dy vendeve.

Zëdhënësi i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, Mohammad Yusuf Hamad, tha se Afganistani, i cili tashmë po përballet me një nga krizat më të këqija humanitare në botë, ka shënuar 123 njerëz kanë vdekur që nga 26 marsi për shkak të motit të keq.

Mediat shkruajnë se nga e diela deri më sot, 46 persona kanë vdekur në provinca të ndryshme, duke përfshirë një të porsalindur, prindërit e të cilit sapo ishin kthyer nga materniteti në provincën Ghazni.

Në provincën Haiber Pakhtunhëa, në veri të Pakistanit, numri i të vdekurve është rritur gjithashtu ditët e fundit në 47 të vdekur, përfshirë 27 fëmijë, që nga 25 marsi.

Duke regjistruar 18 vdekje që nga 20 marsi në provincën Baluchistan, në Pakistanin jugperëndimor, sipas të dhënave të fundit nga autoritetet lokale të menaxhimit të fatkeqësive, numri i të vdekurve tani është të paktën 65 në vend. Përveç humbjeve njerëzore, moti i keq shkaktoi shumë dëme materiale dhe mbylljen e rrugëve kryesore