Ballina Bota Armëpushimi SHBA-Iran/ Plani 10-pikësh i Teheranit për t’i dhënë fund luftës

Armëpushimi SHBA-Iran/ Plani 10-pikësh i Teheranit për t’i dhënë fund luftës

74
0

Plani 10-pikësh që Irani ka paraqitur dhe është baza e bisedimeve me SHBA-në përfshin një sërë kushtesh që prekin si sigurinë ashtu edhe ekonominë.

Sipas njoftimit të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, është planifikuar një kalim i kontrolluar përmes Ngushticës së Hormuzit, në koordinim me forcat e armatosura iraniane, gjë që – siç theksohet – i jep Iranit një pozicion të veçantë gjeopolitik dhe ekonomik.

Pikat kryesore përfshijnë gjithashtu përfundimin e luftës kundër të gjitha forcave të të ashtuquajturit “bosht i rezistencës”, si dhe tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga bazat dhe pikat e vendosjes në rajonin më të gjerë.

Konkretisht, sipas Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, plani përfshin:

Angazhimi i SHBA-së se nuk do të ketë veprime të reja agresive

Vendosja e një protokolli për kalim të sigurt nëpër Hormuzin, i cili do të sigurojë kontrollin e Iranit, në përputhje me kushtet e rëna dakord.

Pranimi i të drejtës për të pasuruar uranium nga Teherani

Heqja e të gjitha sanksioneve parësore

Heqja e të gjitha sanksioneve dytësore

Anulimi i të gjitha rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Iranit

Shfuqizimi i të gjitha vendimeve të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA)

Pagesa e kompensimit për Iranin për humbjet e luftës

Tërheqja e forcave ushtarake amerikane nga rajoni

Duke i dhënë fund luftës kundër të gjitha forcave të të ashtuquajturit “bosht i rezistencës”, përfshirë Libanin