Ballina Aktualitet Vlorë/ Nis aksioni i IMT dhe Policisë, pastrohen hapësirat e zëna nga...

Vlorë/ Nis aksioni i IMT dhe Policisë, pastrohen hapësirat e zëna nga bizneset

127
0

Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Menaxhimit të Territorit (IMT) dhe Policinë e Vlorës, ka nisur një aksion për heqjen e tendave dhe elementeve që kanë zënë hapësirat publike pa leje.

Segmenti i rrugës pranë ish-Tregut të Orizit, ku bizneset kishin krijuar kaos për vite me radhë, po ndryshon dita-ditës.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se aksioni do të vijojë me vendosmëri në të gjitha zonat e qytetit, me qëllim rikthimin e rregullit dhe krijimin e një ambienti më të pastër, të sigurt dhe të organizuar për qytetarët dhe vizitorët.