Ballina Politika GJK e la në burg, reagon Meta: Asnjë suprizë nga Gjykata e...

GJK e la në burg, reagon Meta: Asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës, sot tregoi edhe njëherë se kjo s’di të zhgënjejë

143
0

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për çështjen e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të 3 gjykatave të tjera për masën e sigurisë arrest në burg.

Kushtetuesja me shumicë votash e ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Meta për ndryshim mase.

Ish-presidenti reagon pas vendimit:

Asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës!
Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë.
Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana.
Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre.
Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji.