Alarmi është ngritur për mekanizma të rinj ligjorë dhe fenomene ekonomike që po favorizojnë në mënyrë të hapur pastrimin e parave në Shqipëri.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, deputeti i PD, Arian Ndoja, tha se një kombinim favorizues i ligjeve, një bum i dyshimtë në ndërtim dhe një sistem bankar pa kontroll efektiv, kanë krijuar terrenin ideal për legalizimin e parave me burim të paligjshëm.
Duke u ndalur posaçërisht te ligji për “paqen fiskale”, Ndoja tha se ky ligj u mundëson subjekteve të ndryshme të deklarojnë vullnetarisht pasuri dhe të ardhura të padeklaruara më parë, duke i legalizuar ato kundrejt një takse relativisht të ulët, që sipas zotit tij, fillon nga 5%.
Ky mekanizëm, shihet si një formë e pastrimit të parave e sanksionuar me ligj, theksoi ligjbërësi demokrat, duke i hapur rrugë futjes së fondeve të pista në ekonominë formale.
Për Ndojën injektimi masiv i parave informale dhe me burim të paligjshëm pikërisht në sektorin e ndërtimit, i cili duket se nuk i përgjigjet kërkesës reale të tregut, tregon se kemi të bëjmë me një skeme komplekse, ku prapa qëndron vetë sistemi bankar.
Ne kemi një ligj për parandalimin e pastrimit të parave, kemi Kodin Penal që është dispozitë më vete, e cila është një dispozitë ëh, që në aspektin juridik lë shteg për interpretime, ndoshta dhe për ndëshkime abuzive të kundërshtarëve në një kohë të pacaktuar, pra për efekt parashkrimit. Momentin e lidhjes së pastrimit të parave si një proces i vazhdueshëm, jo thjesht momentin e krijimit të burimit të tyre e të tjerë me radhë. Po nuk po ndalem atje sepse e ngarkojmë edhe publikun. Pjesa e dytë është fakti që ne, në funksion të kësaj lufte që po bëjmë ndaj ndaj pastrimit të parave, ne shohim faktin praktik që kemi lulëzim kullash, bum ekonomik të ndërtimit, leje pa fund për betonizim. Ne thjesht paraqesim faktet, pastaj i japim edhe qëndrimin tonë. Po faktet duhet të jenë korrekt për publikun, se edhe publiku mund të ketë mendimin e vet në lidhje me këtë fakt. Pra bum ndërtimesh, bum leje ndërtimi, ekonomia në rritje, rënie masive e monedhës europiane euro, në nivele shumë të larta, e cila për ata që prodhojnë fasonët kryesisht, por edhe ata që prodhojnë dhe eksportojnë jashtë vendit, është shumë shkatërruese.
Dhe një pjesë e bujqësisë. Nga pikëpamja e uljes së defiçitit të brendshëm të borxhit, kjo është gjë pozitive, se lëvizet me shifra, për ata që janë teknicienë të ekonomisë, sepse thuhet ra euroja dhe shumica e kredive të marra në euro ose planifikimi i buxhetit në euro, me këtë lloj monedhe, planifikimi i buxhetit në lekë dhe rënia e monedhës në euro sjell, na favorizon patjetër, sjell favorizim dhe ulje të defiçitit të brendshëm buxhetor. Dhe kjo është gjë pozitive me shifra. Mirëpo nga pikëpamja e rritjes ekonomike, ne jemi vetë realistë, për di sa ka shkuar kg i domates, sa ka shkuar kg i pomodorini e të tjera e të tjera me radhë, pa llogaritur çmimet e tjera. Dhe ky bum ndërtimesh, lejesh ndërtimi, ndërkohë që ekonomia jo në rritje. Pse jo në rritje? Shikoni fermerët, shikoni bujqësinë, shikoni sektorët e tjerë të zhvillimit ekonomik të vendit, përveç turizmit, që është në një periudhë shumë të ngushtë kohore dhe e dyta është pjesa tjetër, ndërtimi.
Tani lind problemi. Drejtoria përkatëse e parandalimit të pastrimit të parave, unë bëra disa pyetje atje dhe duhet t’i ndaj edhe në aspektin e drejtimeve ku duhet të fokusohet vëmendja e opinionit publik. Ne kemi këtë ligj i cili duhet të bashkërendojë me sistemin e ligjeve të tjera të legjislacionit shqiptar që duhet ta luftojnë këtë fenomen. Nuk mjafton vetëm kodi penal në momentin që ne kapim një një subjekt të caktuar. Po lufta dhe bashkërendimi mes institucioneve duhet të jetë i tillë që kjo gjëja të parandalohet. Ne kemi nxjerrë në vitin 2025 një ligj 84/2023, i cili flet për paqen fiskale. Tek paqja fiskale, ju lejohet subjekteve që një marrëveshje në bazë deklarimi vullnetar me organet fiskale tatimore, ato të bëjnë një parashikueshmëri të pasqyrimit të bilanceve të tyre për tre vite, e bëjnë për një vit dhe shtrihet deri në tre vite ajo. Dhe përveç pagimit të tatimit, ata mund të deklarojnë në mënyrë të njëanshme me marrëveshje vullnetare që unë nuk i kam llogaritur drejt të ardhurat e mia dhe unë për këtë gjë kërkoj që të rideklaroj edhe njëherë të ardhurat, pasqyrat financiare, të ardhurat, fitimin, se të ardhurat është diçka tjetër, fitimin. Dhe në këto kushte ai i nënshtrohet një pagimi prej 5% përveç vlerës sa është ajo. Pra me këtë 5%, çfarë bëjmë ne? Ne legalizojmë një pjesë të tepërt që s’e ka deklaruar më përpara subjekti dhe për këtë ne paguajmë 5% e kësaj vlerës.
Kjo gjëja, pra ka një formulë se si llogaritet përqindja e tatimit. Shkon deri në 18% të kësaj, të asaj, siç i kanë ato teknikat e dinë. Ndërkohë që 5% është për këtë vlerën tjetër që po del e padeklaruar fare. A është shumë më e favorshme për një subjekt i cili i ka krijuar të ardhurat në mënyrë të vetë po të paligjshme, të padeklaruara, qoftë të paligjshme në aspektin se paligjshmëria shtrihet dhe në aspektin penal, por është dhe paligjshmëri në aspektin administrativ, se nuk i ka deklaruar, ka bërë evazion fiskal e të tjera e të tjera me radhë. Atëherë në këto kushte, këto para si mund të impaktohen në ekonomi në mënyrë ligjore që mos të kontrollohen më? Në qoftë se këto marrin një OK nga organet ligjzbatuese tatimore, fiskale, këto para janë bërë të ligjshme tashmë me bilance dhe mund të qarkullojnë nëpërmjet llogarive, nëpërmjet sistemit bankar. Problemi i dytë, masiv, në këndvështrimin tim, i pastrimit të parave, në gjithë botën, format e pastrimit të parave janë nëpërmjet lojërave të fatit, pra kur dikush, një person, del dhe thotë që unë fitova në kazino sonte 1 milion euro, 2 milion euro, ose shuma të tjera.
Rasti i dytë është me rastet e sigurimit, sigurimi i jetës, shëndetit, apo i pronave, ngjarje të caktuara. Raste klasike domethënë, që njeh teoria dhe doktrina e së drejtës. Dhe rasti i tretë janë konsulencat, juridike, ekonomike apo konsulenca të tjera, po themi, që tjetri shkon e thotë pagova konsulencë. Sa? 20.000 euro, 30.000 euro, 50.000 euro. Po të vazhdueshme këto dhe bën qarkullim. Paguhen ai personi që merr konsulencën, paguhen tatimin mbi të ardhurat, ose tatimin mbi fitim, varësisht si është organizuar si subjekt. Edhe këto para bëhen të ligjshme. Këto janë format klasike. Këtu ke ne, tani kemi shtuar dhe një formë tjetër. Kjo e para, kjo është me ligj. Pavarësisht se neni 1 thotë, duke mos inkurajuar thotë parandalimin e pastrimit të parave dhe pyetja ishte teknike që iu drejtua në komision përfaqësueses së Agjencisë përkatëse dhe ju tha që, në këndvështrimin tuaj, ky ligj specifik krijon premisa apo rrit shkallën, barrierën për të ndaluar pastrimin e parave? Nuk kishin qëndrim, do përgatiten dhe do na i sjellin, do na i sjellin me shkrim.
Forma e fundit për shqiptarët që duhet të kenë parasysh, në këndvështrimin tim është dhe pastrimi masiv i parave, formë tjetër që e kanë shpikur shqiptarët, është nëpërmjet sistemit bankar. Jo se e kanë shpikur, po ngaqë këtu nuk funksionon, nuk bashkërendohet puna mes institucioneve, ne jemi në këtë gjendje. Dhe e kam dhënë një shembull shumë të thjeshtë në komision. E para çfarë ndodh me kreditë e këqija. Ka një ligj për Bankën Qendrore të Shqipërisë, e cila licencon të gjithë bankat e nivelit të dytë. Të gjithë bankat që ju operoni, subjektet, operojnë, quhen bankat e nivelit të dytë. Këto bankat e nivelit të dytë, çdo vit duhet të raportojnë listën e kreditorëve të këqinj, ose listën e zezë siç quhet ndryshe. Në qoftë se kjo rritet, rritet, rritet, Banka e Shqipërisë nuk ja rinovon licencën. Dhe po ta shikoni, gjatë muajve tetor kryesisht, përmbaruesit që merren me bankat, që i kanë ato kontrata, dhe një pjesë e drejtorëve të riskut të bankave të nivelit të dytë, bëjnë namin, sepse prona me një vendim, me një, me një vendim politik që u ndryshua pastaj me akt ligjor në parlament, u ndryshua kodi i procedurës civile dhe thoshte që vlera e një, një objekti e cila kushton 10 lekë, mbas aktit të parë të ekspertimit, që më përpara kishte deri në tre akte ekspertimi për ta ulur vlerën në një vlerë të caktuar. Në qoftë se dy subjektet nuk arrinin dakordësinë që ta merrte këtë objektin dhe mos ta kalonte fare në vlerësim tjetër të dytë, atëherë kalonte nga 10 lekë në 3 lekë, pra i ulej 70% vlera.
Është një nismë që e ka pasur ministri jonë i drejtësisë i asaj kohe, Eduard Halimi, me me bankat e asaj kohe. Dhe u arrit në kodin e procedurës civile, është dhe sot. Në këtë rast, çfarë bëjnë bankat? Gjatë muajit tetor, këto drejtorët e riskut, përmbaruesit e këto, shumicën e pasurive, vetëm që mos të dalin në listën e debitorëve të këqinj tek Banka Qendrore, mos kenë borxh të keq, atëherë bëjnë shitje, blerje këtyre pasurive dhe është një merkato shumë favorizuese për subjekte të caktuara të cilat blejnë prona me një çmim jashtëzakonisht të lirë. Fakti i dytë, interesant, që këtë po e them unë si ide e time nga hulumtimet e mia, po që s’është pjesë e një hetimi penal dhe nuk jam më në atë strukturën tjetër që të kem edhe. Kjo është nostalgjisë thuajse. Edhe rast është fakti që shumë subjekte sot shkojnë nëpër bankat e nivelit të dytë, japin një shumë lekësh të caktuara dhe marrin të nesërmen kredi atë pjesën e lekëve që kanë dhënë dje, minus një përqindje që ata mund ta bëjnë dhuratë ose kompromis. Pra, po imagjinoni tash një person i cili ka kryer aktivitet të paligjshëm, vjen dhe merr 10 milionë euro për njëherë, shkon e blen 10 sipërfaqe toke, të cilat si rastësisht janë pjesë e një plani të detajuar vendor për zhvillim.
Nesër marrin një leje ndërtimi dhe ky pronari i truallit, në raport me një shoqëri të caktuar që operon në tregun e ndërtimit, nesër merr disa mijëra metra ndërtim, të cilat konvertuar me çmimin aktual… Nuk e kam problemin tek individi. Se ka dalë si konotacion kjo që Partia Demokratike sulmon individët. Partia Demokratike, ose ata që janë jashtë Partisë Demokratike, por kur futen në Partinë Demokratike, sulmojnë individët. Nuk sulmojmë individin. Sulmohet fenomeni. Patjetër. Pra, bankat duhet t’i kontrollojë dikush. Kush duhet t’i kontrollojë? Duhet t’i kontrollojë dhe Agjencia përkatëse e inteligjencës financiare, duhet t’i kontrollojë dhe Banka Qendrore. Të dyja kanë me ligj. Edhe e pyes me të drejtë zonjën që ishte përfaqësuese në komision. Erdhi dhe një zëvendësministër i financave. Ka ndonjë bashkërendim mes institucioneve? Keni ndonjë raport? Keni ndonjë indikacion që t’jua kenë vënë në dispozicion bankat vetë njëri me tjetrin këtë lloj konflikti? Se aty bëhet pastrimi i madh i parave, domethënë miliona euro përnjëherë. Ata kanë detyrën t’i kontrollojnë. Në qoftë se i futemi sistemit bankar, bankat e nivelit të dytë, do gjeni çudira. Se s’ka mundësi ky bum ekonomik ndërtimi.







