Ballina Kronika Kultivuan bimë narkotike, arrestohen babë e bir në Shkodër

Kultivuan bimë narkotike, arrestohen babë e bir në Shkodër

88
0

Sipas informacioneve policore, në kuadër të operacionit për arrestimin e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar një numër i konsiderueshëm fidanësh kanabisi, të sapombjellë në tokë, në vendin e quajtur “Këneta”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon operacioni i koduar “Faza e parë”.

Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen 2 shtetas (babë e bir).

Sekuestrohet një numër i konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis, të sapombjellë në tokë, në vendin e quajtur “Këneta”.

Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional “Faza e parë”, për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Mali i Gjymtit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan shtetasit P. D., 60 vjeç dhe A. D., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Dajç, pasi dyshohet se kanë kultivuar një numër të konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis, që u gjetën në vendin e quajtur “Këneta”, njësia administrative Dajç.

Operacioni antikanabis i koduar “Faza e parë” vijon.