Ballina Politika “Deputetë anonimë po propozojnë ligje”, Tomorri shpërthen: Portet turistike, skemë grabitjeje

“Deputetë anonimë po propozojnë ligje”, Tomorri shpërthen: Portet turistike, skemë grabitjeje

97
0

Gazetari Klodian Tomorri ka hedhur akuza të forta ndaj mënyrës se si po miratohen ligjet që lidhen me menaxhimin e pronës publike dhe zhvillimin ekonomik në vend. I ftuar në një emision televiziv, Tomorri e cilësoi ligjin për portet turistike si një skemë që favorizon interesa të caktuara.

Sipas tij, qeverisja e Edi Rama ka ndryshuar mënyrën e promovimit të nismave ligjore, duke përdorur deputetë të panjohur për të paraqitur projektligje që, në thelb, burojnë nga interesa të caktuara ekonomike.

Tomorri solli në vëmendje edhe ligjin për investimet strategjike, duke theksuar se ai ishte menduar si një ligj i përkohshëm, por është shtyrë disa herë dhe vijon të përdoret për të justifikuar dhënien e projekteve pa garë. Sipas tij, përmes ndërthurjes së këtij ligji me atë për portet turistike, po krijohen hapësira ligjore që shmangin konkurrencën dhe favorizojnë investitorë të veçantë.

Ai paralajmëroi se kjo qasje nuk do të ndalet vetëm te portet turistike, por mund të shtrihet edhe në sektorë të tjerë, si zhvillimi i zonave malore. ‘Është një zinxhir nismash që në fund përkthehet në përvetësim të pasurive publike’, tha Tomorri.

Tomorri e cilësoi situatën si ‘plaçkitje në emër të turizmit dhe zhvillimit ekonomik’, duke ngritur shqetësime për transparencën dhe barazinë në aksesin ndaj aseteve publike.

‘Edi Rama e thoshte publikisht para vitit 2013 që çfarë pushteti do marrim ne tani sepse kjo ka lënë pas tokën e djegur, sepse borxhi e sepse kështu. Po ne pamë që erdhi Edi Rama në pushtet dhe vodhi, domethënë shpërdoroi, kishte aq shumë për t’u grabitur, për t’u shtrydhur, për të marrë dhe për të dhënë, saqë i kemi parë se çfarë ka ndodhur.

Tani çfarë ndodh me mënyrën se si menaxhohet prona publike ëh dhe se si shkojnë ligje të caktuara apo nisma të caktuara në parlament. Tani këta kanë shpikur dhe një taktikë të re. Po t’i shikosh të gjithë këto ligjet që kanë kleçka nga mbrapa, siç dalin ca deputetë të panjohur që i propozojnë.

Pra nuk vijnë më nga qeveria, si propozime të qeverisë, po vijnë nga deputetët dhe ky qarku i Vlorës ka shumë nga këta. Atë për operatorin e shërbimeve TIK, pra për të hequr tenderin nga, tenderat nga AKSHI për t’i çuar tek një shoqëri që do krijohet rishtazi, e propozonte një Erjon Malaj që unë s’e kisha dëgjuar ndonjëherë që të kishte folur ndonjëherë në parlament, jo më të ishte ekspert i kësaj pune.

Këtë për portet sot e propozon zonja Sina që s’e çfarë lidhje ka me këtë punë, nuk e merr vesh askush. Por këto janë qartazi, janë nisma ligjore që kanë ëh, përfitues me emra konkretë nga pas. Dhe prandaj nuk vijnë më nga qeveria sepse Sulltani ka filluar t’i heqi duart nga këto tani dhe përdor këta.

Tani do të themi në rastin konkret. Ligji për investime strategjike u propozua dhe u miratua si një ligj i përkohshëm. Pra që do të ishte një ligj me afat. Sa herë është shtyrë deri tani? Duhet të jetë shtyrë gjashtë ose shtatë herë. Më duket se shtyrja e fundit është e vitit 2020, dhe afati i fundit është dhjetor 2027, në mos gaboj.

Dhe tani këta thonë që ky ligj ka një, ka një mbivendosje me ligjin për portet turistike përsa i përket procesit të dhënies së marinave turistike. Pra, sepse ligji i investimeve strategjike thotë që ai që shpallet investitor strategjik ka të drejtë të bëjë dhe marinën pa garë e të tjerë. Ndërkohë që ligji për portet thotë që nuk mund të jepet dot pa garë.

Këta çfarë bëjnë? Këta marrin një ligj të përkohshëm, marrin një klauzolë të ligjit të përkohshëm dhe rrëzojnë klauzolën e ligjit organik, e kupton? Për këtë që duhet të ishte i përkohshëm dhe që duhet të kishte mbaruar me kohë.

Këto janë nismat që vazhdojnë dhe vijnë në parlamentin e Shqipërisë, mbarojnë, do mbarojnë me portet, do fillojnë me malet, do mbarojnë me malet, do fillojnë. Pra, praktikisht kjo është plaçkitje. Plaçkitje në emër të turizmit, në emër të zhvillimit të ekonomisë’, u shpreh gazetari Klodian Tomorri