Ballina Bota Udhëtimi tragjik/ Po bënin selfie në një ujëvarë, humbën kontrollin dhe ranë...

Udhëtimi tragjik/ Po bënin selfie në një ujëvarë, humbën kontrollin dhe ranë në ujë! Gjenden pa jetë 3 adoleshentet

96
0

Udhëtimi i një grupi vajzash adoleshente drejt një ujëvare në Andhra Pradesh, Indi u shndërrua në një tragjedi

Katër vajzat u gjetën në ujëvarat Mulagoomi dhe sipas policisë, ato po qëndronin mbi shkëmbinj, duke u përpjekur të bënin selfie. Por fatkeqësisht humbën kontrollin, rrëshqitën dhe ranë në ujë.

Sipas autoriteteve asnjëra prej tyre nuk dinte të notonte, duke e përkeqësuar situatën pasi u rrëmbyen nga rryma.

Vendasit nxituan në vendngjarje pasi dëgjuan thirrje për ndihmë dhe arritën të shpëtonin njërën nga vajzat, e cila u dërgua në spital.

Megjithatë, tre të tjerat – të identifikuara si Trisha 17 vjeç, Ratnakumari16 vjeç dhe Pavitra 16 vjeç, u rrëmbyen nga ujërat dhe nuk mundën të shpëtoheshin.

Ekipet e policisë gjatë kërkimeve në vendngjarje gjetën trupat e pajetë.