Ballina Politika “Shqipëria po ndëshkohet nga korrupsioni. Linda e AKSHI-t maska e Lindës së...

“Shqipëria po ndëshkohet nga korrupsioni. Linda e AKSHI-t maska e Lindës së Surrelit”/ Berisha: 75 mln euro për IA! Patronazhistët, kriminelë elektoralë

95
0

Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion. Gjatë tryezës së zhvilluar në Durrës për Portin e Durrësit, Berisha renditi disa nga skandalet e korrupsionit në vend, nga skandali AKSHI, te rrugët e shembura në vend.

“Shqipëria ngelet në klasë për shkak të Lubi Ballukut dhe Ramës dhe Akshit të Lindave. Ai është raport i ndërmjetëm. As të ndërmjetëm se pranuan. U bënë një grup i madh njerëzisht që dje sollën një breshëri kërkesash që do i vendosej Shqipërisë. Del nga një sallë në një tjetër me patronazhistët hajdutë dhe kriminelët, duke akuzuar dhe mbrojtur korrupsionin. Ai kujton se nuk epa bota lakuriq atë kur bllokoi heqjen e imunitetit të Ballukut. Mendon se nuk e dinë të tjerët se Linda e Akshit nuk është gjë tjetër se maska e Lindës së Surrelit. E vërteta është se Shqipëria po ndëshkohet nga mashtrimet e tij”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se procesi i integrimit pengohet nga korrupsioni i Ramës dhe i Ballukut.

“Shqipëria po ndëshkohet pavarësisht nga mashtrimet e tij. Por një breshëri kushtesh të rea vendosen de facto, pas proceseve të mundshme të anëtarësimit të Islandës dhe Norvegjisë, Shqipëria largohet me Edi Ramën me shpejtësi mbrapa nga horizonte dhe ky mendon se çdo gjë do ta kalojë me mashtrimet e tij. Mendon se bëhet i besueshëm me mashtrime. Del nga salla në sallë me patronazhistë,

Unë u them se punët e Edi Ramës janë sarajet e Surrelit, janë pallati i Linda Ramës në Pajë pa asnjë faturë. Punët e zeza të Edi Ramës është tuneli i Llogarasë, Porti i Durrësit, autostrada Librazhd Dagostunë e shembur sikur t’i kesh hedhur bombë. Punë e tij është rruga Qukës -Qafë Plloçë, çmimet e 10 fishta. Punët e tij janë zhdukja 100 % e investimeve siç është djegësi. 75 mln euro vetëm një tender për Inteligjencën Artificiale. Edi Rama për IA që nuk ekziston ka 75 mln euro. Këto janë punët dhe qytetarët duhet ta dinë, po ai takohet me patronazhistë, rracë kriminelësh elektoralë, që kanë zëvendësuar policinë politike”, tha ai.