Ballina Kronika Vrasje në një fshat në Fushë-Krujë, dyshohet se kunati ka vrarë kunatin

Vrasje në një fshat në Fushë-Krujë, dyshohet se kunati ka vrarë kunatin

105
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Fushë-Krujës, ku dyshohet se një konflikt familjar ka përfunduar me vrasje. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se autori është kunati i viktimës.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Krujë ka mbërritur një telefonatë nga një shtetas i identifikuar me inicialet E.A., i cili ka njoftuar se disa persona të armatosur me çifte kanë qëlluar në drejtim të shtetasit A.Ç.

Pas njoftimit, forcat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Sipas informacioneve paraprake, personi i dyshuar për ngjarjen dyshohet se mund të jetë i vrarë ose i plagosur, por deri më tani nuk është gjetur në zonë.

Policia ka rrethuar territorin dhe po kryen kërkime intensive për lokalizimin e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.