Ballina Rajoni “Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”/ Organizatori i protestës...

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”/ Organizatori i protestës së studentëve në Shkup i përgjigjet presidentes së RMV

92
0

Mevlan Ademi, organizatori i protestës që u mbajt në Shkup, ku studentët shqiptarë kërkonin zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, i është përgjigjur një deklarate të presidentes së Maqedonisë së Veriut.Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ishte shprehur se “ishte e drejta dhe detyra e çdo qytetari që të dinin gjuhën maqedonase”.

Studenti Mevlan Ademi i është përgjigjur duke sqaruar se e drejta nuk mund të kufizohet në një gjuhë të vetme.

Duke dhënë shembuj nga vende si Finlanda, Zvicra apo Belgjika, studenti Ademi u shpreh se edhe rasti i tyre është i njëjti dhe nuk mund të përjashtohet nga praktikat ndërkombëtare, duke shtuar se shtetet shumëgjuhëshe funksionojnë mbi parimin e barazisë reale, jo të kufizimit.

“Mos e deformoni opinionin publik! Një juriste me përvojë duhet ta di shumë mirë se e drejta nuk mund të kufizohet në një gjuhë të vetme. Praktika ndërkombëtare e dëshmon qartë: Në Finlandë, provimi i jurisprudencës zhvillohet në dy gjuhë: finlandisht dhe suedisht. Në Zvicër, kandidati zgjedh vetë gjuhën në të cilën testohet.  Në Belgjikë, sistemi funksionon me procedura të ndara sipas gjuhës:  flamane ose frënge. Nëse argumentohet se përkthimi në maqedonisht mund të shtrembërojë kuptimin, atëherë ky rrezik është i njëjtë për çdo gjuhë. Po qytetari shqiptar që nuk e zotëron maqedonishten, a nuk vendoset në disavantazh?

Nëse shqetësimi është cilësia e përkthimit, zgjidhja nuk është kufizimi, por funksionimi i plotë i sistemit edhe në gjuhën shqipe, nga provimi i jurisprudencës deri te procedurat gjyqësore.

Nuk jemi përjashtim. Shtetet shumëgjuhëshe funksionojnë mbi parimin e barazisë reale, jo të kufizimit. Dhe pikërisht aty qëndron zgjidhja”, shkruan organizatori i protestës.