Avokatja e njohur, Eda Grimci është rizgjedhur në krye të degës së Partisë Demokratike në Njësinë nr. 9 në Tiranë. Sot demokratët e 9-ës votuan për të zgjedhur kryetarin që do të drejtojë degën për 4 vitet në vijim.
Kutive të votimit u janë drejtuar 547 demokratë me të drejtë vote, ndërsa 12 vota kanë rezultuar të pavlefshme.
Rizgjedhja e saj shihet si një shenjë besimi dhe vazhdimësie, ndërsa pritet që puna e nisur të thellohet më tej në funksion të fuqizimit të strukturave lokale dhe afrimit të PD-së me komunitetin.







