Ballina Politika Pashkët ortodokse/ Berisha uron besimtarët: Le të lutemi bashkërisht që Pashkët e...

Pashkët ortodokse/ Berisha uron besimtarët: Le të lutemi bashkërisht që Pashkët e tjera t’i festojmë më mirë

79
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Berisha shprehet se Pashkët frymëzojnë te besimtarët e Zotit shpresë, besim, paqe dhe përjetësi.

Mesazhi i plotë në Facebook;

Gëzuar Pashkët!

Krishti u ngjall!

Vërtet u ngjall!

Të dashur miq, besimtarët ortodoksë shqiptarë festojnë sonte Pashkët, Ngjalljen e Krishtit Mbret, Hyjit të përjetshëm dhe burrit që me mësimet e tij formësoi moralin e qytetërimit perëndimor. Pashkët frymëzojnë te besimtarët e Zotit shpresë, besim, paqe dhe përjetësi.

Duke ju uruar nga zemra të gjithë besimtarëve ortodoksë Pashkët, Ngjalljen e Krishtit, le të lutemi bashkërisht që Pashkët e tjera t’i festojmë më mirë.

Gëzuar!