Ballina Politika Shqipëria nuk ka nevojë as për duartrokitës të verbër, as për alarmistë...

Shqipëria nuk ka nevojë as për duartrokitës të verbër, as për alarmistë profesionistë

127
0
Nga Klevis Elezi 
Kur dëgjon debatin për Porti i Durrësit, ke përshtypjen sikur Shqipëria është kapur mes dy ekstremesh: një palë që shet çdo projekt si shpëtimtar dhe një tjetër që e shpall çdo zhvillim “tradhti kombëtare”.
E vërteta? Të dyja palët janë po aq të pabesueshme.
Nga njëra anë kemi propagandën e zakonshme: gjithçka është perfekte, gjithçka është historike, gjithçka është sukses. Nga ana tjetër kemi panikun qesharak: çdo investim është “krim”, çdo ndryshim është “rrezik për sigurinë kombëtare”. Dy narrativa që ushqehen me njëra-tjetrën dhe që nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin.
Asnjë analizë serioze, asnjë transparencë e plotë, asnjë debat teknik. Vetëm zhurmë.
Dhe në këtë zhurmë, humbet ajo që ka më shumë rëndësi: interesi i qytetarëve dhe i ekonomisë.
Këtu qëndron diferenca.
Partia Mundësia nuk është as në kampin e propagandës, as në kampin e frikës. Është në kampin e arsyes.
Ne nuk e quajmë zhvillimin krim. Por nuk e pranojmë as zhvillimin pa llogaridhënie.
Ne kërkojmë:
– transparencë të plotë për çdo marrëveshje
– analizë reale ekonomike dhe strategjike
– garanci që pasuria publike nuk kthehet në privilegj privat
Sepse Shqipëria nuk ka nevojë as për duartrokitës të verbër, as për alarmistë profesionistë.
Ka nevojë për mendim të ftohtë, për përgjegjësi dhe për alternativa reale.
Dhe kjo është pikërisht ajo që përfaqëson Partia Mundësia.