Ballina Ekonomia Shqiptarët, ‘sheikët’ që paguajnë më shumë për naftën në Rajon dhe Evropë

Shqiptarët, ‘sheikët’ që paguajnë më shumë për naftën në Rajon dhe Evropë

85
0

Referuar të dhënave që ofrohen nga Bashkimi Evropian mbi çmimet e karburanteve në vendet e unionit, kryeson Holanda me Francën me mbi 2.3 euro për litër naftë, ndërsa jo pak e konkurron edhe Shqipëria, ku sot nafta arrin në 209 lekë/ litër.

Referuar të dhënave edhe nga vendet e rajonit, Shqipëria është në krye të atyre vendeve me çmimit më të lartë të energjisë, me mbi 3 euro për litër, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk e tejkalojnë këtë shifër por janë poshtë saj.

Konkretisht një litër naftë në Maqedonia e Veriut tregtohet me 1.54 €, Mali i Zi, 1.78 €, Sllovakia: 1.78 €, Bosnja: 1.82 €, Serbia: 1.83 €, Kosova: 1.85 € dhe Kroacia: 1.86 €.

Qeveria shqiptare nga ana tjetër ka ngritur ‘Bordin e Transparencës’ për naftën, i cili vendos çmime tavan për tregtimin e naftës me shumicë dhe pakicë në tregun vendas, çmime të cilat nuk korrespondojnë aspak me studimin e tregut apo edhe të ardhurat që kanë familjet.

Vendimi i fundit i Bordit të  Transparencës fiksoi këtë të shtunë, më 11 prill, çmimet e reja të karburanteve.

Kështu, sipas vendimit, çmimet e reja tavan do të jenë këto:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.