Është zyrtare: Taylor Swift dhe Travis Kelce duket se kanë vendosur të hedhin hapin e madh drejt martesës. Sipas një burimi anonim për Entertainment Tonight, çifti ka caktuar datën e dasmës, 3 korrik, ndërsa ceremonia pritet të zhvillohet në New York City.
Por nuk bëhet fjalë për një event të zakonshëm njëditor. Festa do të zgjasë gjatë gjithë fundjavës, me të ftuarit që janë paralajmëruar të rezervojnë të gjitha ditët.
Megjithatë, çifti duket i vendosur ta mbajë këtë moment sa më privat. Një nga rregullat kryesore për të ftuarit është “pa telefona”, për të shmangur publikimin e pamjeve nga ceremonia. Madje, ftesat janë të personalizuara dhe të pajisura me filigran, në mënyrë që çdo rrjedhje e mundshme në media të mund të gjurmohet lehtësisht.
Sipas burimeve pranë tyre, të dy janë shumë të emocionuar për këtë hap të ri në dhe mezi presin ditën kur do ta bëhen zyrtarisht “burrë e grua”.
Në dokumentarin e saj në Disney+, “The End of an Era”, Taylor Swift ka folur hapur për lidhjen me Travis Kelce, duke e quajtur atë “surprizën më të madhe të jetës sime”. Ajo ka treguar se në të kaluarën ka pasur vështirësi për të balancuar jetën personale me karrierën, sidomos gjatë turneve, por këtë herë gjërat kanë qenë ndryshe.
Këngëtarja ka shtuar gjithashtu se partneri i saj ndihet shumë rehat me jetën në qendër të vëmendjes dhe është i gatshëm të përballet me sfidat që vijnë me të.







