Dritan Alsela, bar-tenderi shqiptar me famë botërore ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, që sipas këtij të fundit, ‘korrupsioni në Shqipëri është vetëm një perceptim negativ’, pra që nuk ekziston.
Këtë ironi të Alsela për Ramën e ka shpërndarë edhe lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, ku thekson se ‘kësaj i thonë kur bëhesh gazi i botës’, duke iu referuar deklaratave skandaloze të Edi Ramës për korrupsionin në Shqipëri.
‘Ky person ka 4 milionë ndjekës dhe jeton në Düsseldorf. Kësaj i thonë “kur bëhesh gaz i dheut”!’, shkruan Berisha në Facebook.







