Ballina Lifestyle E pazakontë: TikTokerja zbulon se vathi i hundës i kishte përfunduar në...

E pazakontë: TikTokerja zbulon se vathi i hundës i kishte përfunduar në mushkëri, dy operacione për t’i shpëtuar jetën

96
0

Një rast i rrallë dhe i pazakontë është bërë viral në rrjetet sociale, pasi një 26-vjeçare nga Meksika zbuloi se vathi i hundës i kishte përfunduar në mushkëri, duke i shkaktuar një kollë që zgjati për më shumë se një muaj.

Sipas New York Post, e reja, Monica Deyanira Cabrera Barajas, fillimisht mendoi se shqetësimi i saj ishte thjesht pasojë e ndryshimit të motit. Por pasi simptomat vazhduan, ajo vendosi të konsultohej me mjekët.

Pas ekzaminimeve, rezultoi se vathi i saj i hundës kishte hyrë në rrugët e frymëmarrjes dhe kishte përfunduar thellë në mushkëri, vetëm 0.5 milimetra larg aortës, një situatë që mund të kishte rezultuar fatale.

26-vjeçarja, e cila ka disa piercing-e, dyshon se aksidenti mund të ketë ndodhur gjatë gjumit. “Mendoj se topthi i vogël u shkëput ndërsa isha në gjumë dhe e kam thithur pa e kuptuar,” është shprehur ajo.

Ndërhyrja që pritej të ishte rutinë rezultoi shumë më e komplikuar. Gjatë përpjekjes së parë, mjekët nuk arritën ta largonin objektin, pasi ai kishte filluar të ngjitej me indet e brendshme.

E përballur me një operacion të dytë më invaziv dhe me rrezikun e një hemorragjie të rëndë, e reja u përgatit për më të keqen, madje duke shkruar edhe një letër lamtumire për familjarët e saj.

Fatmirësisht, ndërhyrja e dytë rezultoi e suksesshme dhe objekti u hoq pa pasoja fatale. Mjekët kanë theksuar se nëse metali do të kishte dëmtuar mushkëritë apo aortën, pasojat mund të kishin qenë tragjike.