Këngëtarja e njohur Rihanna është bërë pjesë e lajmeve pasi një incident i rëndë me të shtëna u raportua pranë shtëpisë së saj në Los Angeles, ku një grua është akuzuar për sulm me armë.
Sipas autoriteteve, një 35-vjeçare e identifikuar si Ivanna Lisette Ortiz dyshohet se ka qëlluar me armë drejt pronës së artistes, duke shkaktuar dëme në pjesën e jashtme të shtëpisë, shkrun Daily mai,
Në momentin e ngjarjes, Rihanna ndodhej në shtëpi së bashku me familjen e saj, por fatmirësisht askush nuk është lënduar.
Autoritetet raportuan se e dyshuara është arrestuar pak pas incidentit në një zonë tjetër të qytetit, pas një ndjekjeje nga policia.
Hetuesit kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar motivet e mundshme të sulmit, ndërsa deri më tani nuk është konfirmuar ndonjë lidhje personale mes saj dhe këngëtares.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin lokal, pasi u raportua se janë dëgjuar disa të shtëna në zonën rezidenciale.







