Nga Luçiano Boçi
Kur Rama thotë se Europa nuk subvencionon më naftën për fermerët ai mashtron.
Në Europë ka ende vende që ua lehtësojnë fermerëve barrën e karburantit me rimbursim, me akcizë të ulët ose me skema të posaçme mbështetjeje. Problemi nuk është Europa. Problemi është se kjo qeveri kërkon ta lërë fermerin shqiptar pa mbrojtje dhe pastaj ta shesë braktisjen si standard europian.
Saktësisht:
Franca ka ende regjim të reduktuar për GNR në bujqësi, Mbretëria e Bashkuar lejon përdorimin e red diesel për përdorime bujqësore, Gjermania ka rikthyer rimbursimin e agrardiesel nga 1 janari 2026, ndërsa Irlanda sapo shpalli paketë 100 milionë euro mbështetje për karburantin e fermerëve.
Pra Europa nuk e ka hequr këtë instrument.
Përkundrazi!
Thjesht qeveria shqiptare nuk do ta përdorë sepse nuk e konsideron fermerin.
Fermeri e ka datën për të shprehur revoltën e tij.
Ajo datë është protesta e datës 17 Prill!







