Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër të Lushnjës, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë këtë mëngjes.
Në Savër të Lushnjes gjendet i pajetë në rrugë një banor, dyshohet nga konsum i tepërt i alkoolit
Viktima është identifikuar si Skënder Malia rreth 55 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, çka mund të ketë sjellë pasoja fatale për shëndetin e tij.
Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë në rrugë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.







