Biznesmeni i ndërtimit Florjan Sula, njëherazi edhe i skeduar për mashtrime me call center që u rrëmbye dhe mbajt peng në Xhafzotaj u dhunua në mënyrë barbare. Dy vëllezërit Kevin dhe Jurgen Neza dhe kushëriri i tyre Hysen Neza e dogjën në trup me pika të shisheve plastike të ujit që i digjnin me flakë.
Teksa e torturonin ata i kërkonin t’ju paguante gjobë në kriptomonedha. Pasi u lirua që të bënte kalimin e monedhës virtuale, Sula denoncoi në polici. Tre personat që e morën duke u hequr si oficerë të BKH-së janë arrestuar dhe po përballen me akuzën heqjes së paligjshme të lirisë dhe gjobëvënies.







