Ballina Kronika GJKKO dënon me 4 vite burg ish-kryebashkiakun e Finiqit, Leonidha Hristo

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-kryebashkiakun e Finiqit, Leonidha Hristo

106
0

Gjykata e Posaçme cilësoi fajtor dhe dënoi me 4 vite burgim ish-kryebashkiakun e Finiqit, Leonidha Hristo. Ai u shpall fajtor për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për të u reduktua në dy vite burgim. Për të akuzuarit e tjerë, SPAK shpalli moskompetencën dhe ja kaloi çështjen prokurorisë së Sarandës.

Hristo sipas SPAK ka zhvilluar disa procedura tenderuese në kundërshtim me ligjin përgjatë viteve 2017-2019.