Ballina Kronika DURRES/ Policia procedim për vepra penale grabitje parash, rrahje dhe mjet i...

DURRES/ Policia procedim për vepra penale grabitje parash, rrahje dhe mjet i shpallur në kërkim ndërkombëtar

154
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit I. A., 28 vjeç dhe një 17-vjeçare, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se i kanë marrë me forcë, një shumë parash, një 28-vjeçari. Punohet për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit;
Gjithashtu, kapën shtetasin në kërkim E. K., 63 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka goditur me grushte dhe me sende të forta, një 51-vjeçar. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kanaparaj, pasi dyshohet se ka goditur me send prej druri, një 60-vjeçar, i cili është dëmtuar lehtë.

Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. J., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë procedurave në SPK Port Durrës, në dalje, mjeti në pronësi të tij rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, në vitin 2025.