Ballina Aktualitet “O me Belindën, o me BE”, Lëvizja Bashkë proteston para Pallatit të...

“O me Belindën, o me BE”, Lëvizja Bashkë proteston para Pallatit të Kongreseve, përplaset me policinë

110
0

Disa aktivistë të “Lëvizjes Bashkë” janë përplasur sot me policinë gjatë një proteste përpara Pallati i Kongreseve, ku po zhvillohej Samiti i IV për Diasporën.

Sipas Lëvizjes Bashkë, pesë aktivistë janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 pas ndërhyrjes së policisë gjatë protestës, ku ata mbanin një banderolë me mbishkrimin “O me Belindën, o me BE”.

Në reagim, Lëvizja Bashkë deklaron se qeveria nuk mund të flasë për integrim në Bashkimin Evropian ndërsa, sipas saj, pengon luftën kundër korrupsionit dhe mbron interesat e pushtetit.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian kalon nga lufta kundër korrupsionit, jo nga mbrojtja e tij”, thuhet në reagim, ku kritikohet edhe qasja e qeverisë ndaj protestuesve dhe procesit të integrimit.

Lëvizja Bashkë akuzon gjithashtu qeverinë për largimin e qytetarëve nga vendi dhe mungesë të politikave që, sipas saj, adresojnë problemet sociale dhe ekonomike.