Ballina Politika Përplasjet me Salianjin/ Fermerët në Berat kritikojnë Berishën: Mendimi ndryshe nuk përjashtohet

Përplasjet me Salianjin/ Fermerët në Berat kritikojnë Berishën: Mendimi ndryshe nuk përjashtohet

117
0

Ditën e sotme kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët e qarkut të Beratit.

Por gjatë bashkëbisedimit, disa prej fermerëve i vunë në dukje Berishës pakënaqësitë që kishin me drejtimin e Partisë Demokratike.

Njëri prej fermerëve, teksa mori fjalën kritikoi Berishën për përjashtimin e Ervin Salianjit nga PD, duke theksuar se mendimi ndryshe nuk duhet të ‘vetëpërjashtohet’.
Ne e quajmë Parti Demokratike që ka demokraci brenda vetes, ju keni dalë me atë sloganin dikush është vetpërjashtuar. Mendimi ndryshe nuk besoj të jetë i vetpërjashtuar. Jemi pak që të hapim konflikte brenda PD-së”, tha mes të tjerash fermeri.

Ndërkohë edhe një tjetër fermer ja vuri në dukje Berishës problemet e brendshme të PD-së, teksa i kërkoi kryedemokratit që të bënte çmos për bashkimin e mendimeve dhe ‘fraksioneve’ brenda PD-së.

“Që të forcohet Partia Demokratike mundësisht ato fraksionet dhe mendimet ti bashkojmë”, tha një tjetër fermer.